TRE SHTËPI, dhe pak para të hequra mënjanë nëpër banka, zbardhet DEKLARATA e PASURISË e prokurorit të SPAK Altin DUMANI (DOKUMETET)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 26-12-2019 TRE SHTËPI, dhe pak para të hequra mënjanë nëpër banka, zbardhet DEKLARATA e PASURISË e prokurorit të SPAK Altin DUMANI (DOKUMETET) Altin Dumani

Një qira mujore 25.000 lekë në muaj, një makinë seat blerë 5000 euro, gjendje në llogari bankare nga ana e bashkëshortes me 48.850 lekë dhe një tjetër 14.330 lekë, 71 euro në një bankë dhe 958 lekë në një bankë tjetër; por edhe 2.1 milionë lekë të vjetra në një tjetër bankë, figurojnë kursimet në para për prokurorin Altin Dumani dhe bashkëshorten e tij, sipas deklarimit të pasurisë së vitit 2017, raporton newsbomb.al.

Të ardhurat vjetore si prokuror i Apelit i kapin shifrën e 12.2 milionë lekëve të vjetra në vit; për të shoqen janë 7.7 milionë lekë të vjetra. Kjo e fundit, merr disa të ardhura edhe si përkthyese te Ministria e Drejtësisë, por që kapin shumën 400 mijë lekë të vjetra. Dy kontrata qiraje që ka, rezulton se e ka paguar vetë tatimin në burim.

Ka një hyrje në një pallat te kompleksi “Dinamo” që e jep me qira, që variojnë herë 400 e herë 500 euro në muaj. Ndërsa një hyrje tjetër shtëpi, e ka apartament në një pallat në Yzberish. Apartamentin e fundit në Yzberish, e ka 75.7 metra katrorë dhe sipas deklaratës së pasurisë e ka blerë 41 mijë euro. Pagesën e ka përfunduar në euro dhe lekë në 2015.

Në vitin 2006 blen shtëpinë që jeton edhe sot, me 127 metra katrorë, pasi më parë mori një kredi të butë nga qeveria, me interes 3 përqind, prej 50 milionë lekësh të vjetra. Pagesën e shtëpisë, sikurse rezulton nga deklarata e 2006 e ka paguar me këste, raporton newsbomb.al.

furft6ur5ftu.jpg

fjrtjurju5hj.jpg

fgswegtw3g3g.jpg

dftherhehjfgj.jpg

dfgghdfhdfh.jpg

dfherthjrtjrfhj.jpg

dfherthjrtjrfhj.jpg

dfgderhtjr45h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish presidenti Topi i përgjigjet Ballës: Nisma e 2010-tës ka shumë dallime nga mini-shengeni i sotëm
Kuadrate bosh, bosh, bosh….Një apartament 1+1 dhe vetëm pagën si prokuror, njihuni me pasurinë e Prokurorit të SPAK, BEHAR DIBRA (DOKUMENTET) »
Article Logic
Execution time: 0.013943910598755
array(1) { ["section"]=> string(134) "tre-shtepi-dhe-pak-para-te-hequra-menjane-neper-banka-zbardhet-deklarata-e-pasurise-e-prokurorit-te-spak-altin-dumani-dokumetet-190450" }