Tre të akuzuar për vrasjen e gazetares së ‘Panama Papers’ në Maltë

Publikuar tek: bota, më 23:36 05-12-2017 Tre të akuzuar për vrasjen e gazetares së ‘Panama Papers’ në Maltë

Tre persona janë auzuar për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, e cila mbeti e vdekur në një atentat me bombë në muajin tetor.

Gazetarja anti-korrupsion që kishte punuar për skandalin e kompanive ‘offshore’ “Panama Papers” u vra në 16 tetor teksa po udhëtonte me makinë pranë shtëpisë së saj në Maltë.

Ajo kishte botuar një sërë shkrimesh ku ekspozonte korrupsionin e elitave të ishullit mesdhetar.

Tre personat e akuzuar për vrasjen e saj janë vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio, 55 dhe 53 vjeç dhe 55-vjeçari Vincent Muscat.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim pas vendimit paraprak të gjykatës. /Newsbomb.al

fghj5tj5j5j.jpg

dfgehe5h45rh4h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet ferri në Kaliforni, zjarret masive përpijnë qindra shtëpi, mijëra të evakuuar
Mbi 50 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.013668060302734
array(1) { ["section"]=> string(71) "tre-te-akuzuar-per-vrasjen-e-gazetares-se-panama-papers-ne-malte-102098" }