Tre të rinjtë zihen në mes të rrugës në Gjirokastër, njëri qëllon me armë dhe largohet me makinën e shokut, Policia i shpall të dy në kërkim (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 28-10-2020 Tre të rinjtë zihen në mes të rrugës në Gjirokastër, njëri qëllon me armë dhe largohet me makinën e shokut, Policia i shpall të dy në kërkim (EMRI-DETAJE) Foto ilustruese

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës, pasi janë konfliktuar me një person tjetër dhe kanë qëlluar me armë drejt tij.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Bilbil Lluka ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Bilbil Lluka në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh, dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve Bilbil Lluka 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita sot dhe nesër (Temperaturat)
Prangoset pronari i lokalit në Durrës, rrahu me sende të forta kushëririn, procedohen dhe dy vëllezër të përfshirë në konflikt »
Article Logic
Execution time: 0.013041973114014
array(1) { ["section"]=> string(157) "tre-te-rinjte-zihen-ne-mes-te-rruges-ne-gjirokaster-njeri-qellon-me-arme-dhe-largohet-me-makinen-e-shokut-policia-i-shpall-te-dy-ne-kerkim-emri-detaje-225459" }