Ushtarët vranë tre policë gjatë një përplasje mes tyre në krahinën e Papua në Indonezi.
Ushtarët, gjithashtu plagosën edhe dy policë gjatë të shtënave që ndodhën dje në rajonin Mamberamo Raja, deklaroi zëdhënësi i policisë së Papuas, Anton Ampang.
Konflikti ishte personal me policëve dhe ushtarëve, por asnjë zyrtar nuk sqaroi pse kishte ndodhur kjo përplasje me armë.
Shefi i policisë në Papua, Pauls Vaterpau deklaroi se e ka tërhequr armatimin nga personeli i tij në Mamberamo për të parandaluar sulme hakmarrëse.
"Po tentojmë t'i qetësojmë oficerët tanë dhe t'i parandalojmë të kryejnë sulme hakmarrëse", tha ai.
Edhe në vitet '60 në Papua të Indonezisë ka patur përleshje separatiste.