TRE UISKI ME 'VOLEMËDHENJTË' E BENDIT

Publikuar tek: pa-stres, më 11:16 05-06-2019 TRE UISKI ME 'VOLEMËDHENJTË' E BENDIT

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

 

Si një qytetar i ndershëm i këtij vendi, si një njeri që do zhvillimin, progresin shoqëror dhe që beson tek vlerat, vendosa të bëhem pjesë e zgjidhjes së krizës politike që po na merr frymën. U kërkova takim tre kryetarëve më të rëndësishëm të vendit. Kryetarit të shtetit, kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës. Për çudinë time, të tre e pranuan ftesën. U lashë takim në një lokal luksoz, në të njejtën ditë, në distancë gjysëm ore nga njëri-tjetri.

Pyetja do të ishte e njejtë për të tre: Si do ta zgjidhim këtë mut krize?

I pari erdhi presidenti. Ose më saktë eskorta e tij. Ose më saktë truprojat dhe garda e republikës. Bënë një kontroll të imët të lokalit. Pastaj më kontrolluan mua. Në fund zëvendësuan lugët inox të çajit me lugë të lara me flori.

  • Çfarë do pish? – i them.
  • Unë një çaj. Ti merr ndonjë alkol se paguan shteti.

Unë nuk pi alkol nëpër lokale, por duke dashur të mos bëj debate të kota dhe të merrem me çeshtjen kombëtare, mora një uiski.

"Ka vetëm një zgjidhje! – foli ai duke trazuar sheqerin në çaj. Me qetësi dhe dashuri. Ata të dy japin dorëheqjen, unë bëhem kryetari i Partisë Socialiste kurse Titi bëhet kryetar i opozitës. Ndryshojmë kushtetutën, unë caktoj datën e zgjedhjeve të parakohshme dhe shpërndaj Parlamentin. Të tjerat janë llogje kavaje!"

Kaq foli. Piu çajin deri në fund. Fshiu lugën me pecetë. E futi në xhep. U ngrit dhe iku.

I dyti erdhi Kryeministri. Ai porositi ujë me gaz. Mua më urdhëroi të pi alkol. Pranova. Kur erdhi porosia, u kap me kamarierin:

"O çun! A jeto ktu ti apo ku? Ujë me gaz të kërkova, po i du ujin veç, gazin veç, se ashtu o i muhabet. Erdhi 8 Qershori!" Pastaj u kthye nga mua. "Ti që kërkon zgjidhje, zgjidhje për çfarë? E zgjidhur dhe e bukur është. Në 30 Qershor fitojmë të gjitha bashkitë. Në 2021 të gjitha vendet në Parlament dhe biem rehat! A po më kërkon rehati? A ka rehati më të madhe se kjo? Po të ra kush më qafë, shqipëriaqëduam.al dhe ja ku u rregullua!"

U çua duke bërë "ofsh" nga dhimbja e mesit, përplasi kokën në tavan, shau me fjalë të pista dhe iku. Bëra kohë të mbaroj gotën e uiskit përpara sesa të vinte kryetari i opozitës. Superbenz edhe ai. Më të bukur sesa dy të parët. Disa djem të veshur keq, me fytyra të tipit drejtor-kur-të-vijmë-në-pushtet, më kontrolluan për armë dhe kamera.

"Zgjidhja është një dhe e vetme!"-  foli ai pa porositur akoma. Ndërkohë unë e kisha marrë dopjon e tretë. "Rama shporret, bëhen zgjedhje të ndershme dhe kryeministër bëhem unë. Po nuk fitova unë, fillojmë nga e para. Kur them nga e para, filloj nga çadra, pastaj nga 17 Maji, nga protestat..." Nuk e di pse, po ky i fundit filloi të më pëlqente. "A do ta këndojmë pak atë këngën që këndon ti... hë më qafsh" – i them. Ai u mërzit dhe u çua vrik. "Me një popull të tillë të droguar, Rama nuk ikën kurrë nga pushteti!". Bëri të hipte në makinë, po nuk mundi. Bodigardët e tij po ziheshin me njëri-tjetrin me shufra hekuri. Më kënaqën!

Në fund kamarieri më solli i llogarinë! "I paguan shteti, - i thashë!" Nuk e hëngri. Pagova dhe ika. Pa kokërr leku në xhep, i hutuar, me një përzierje në stomak dhe pa pikë shprese se do të ndodhë ndonjë gjë e mirë në këtë vend, për sa kohë të jenë këta të tre. A nuk ndjehesh edhe ti kështu, ndonëse tani që po lexon, je esëll?                              

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NE BUDALLENJTË QË LUAJMË 'PARTISH'!
»
Article Logic
Execution time: 0.025792121887207
array(1) { ["section"]=> string(42) "tre-uiski-me-volemedhenjte-e-bendit-167011" }