Tre vendet që janë kundër Shqipërisë në BE, gabimi që mund t’i kushtojë qeverisë shqiptare

Publikuar tek: politike, më 11:48 17-11-2017 Tre vendet që janë kundër Shqipërisë në BE, gabimi që mund t’i kushtojë qeverisë shqiptare

Diplomacia shqiptare është në ditët e saj më të vrullshme e të vështira të punës për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Dy ditë më parë shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini pati një takim “kokë më kokë” me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe më pas në deklaratën e përbashkët për shtyp, shefja e diplomacisë tha se viti 2018-të është një mundësi unike për Shqipërinë.

Edhe ministri Bushati deklaroi se se viti 2018 do të jetë një vit vendimtar për Shqipërinë duke besuar hapja e bisedimeve për integrim do ndihmojë vendin tonë. Megjithatë, siç dihet, negociatat për anëtarësim nuk mund të nisin pa rënë dakord të gjithë vendet e Bashkimit Europian, përmes një vendimi unanim nga Këshilli i BE.

Kjo do të thotë se votimi kërkon të gjitha votat pro dhe se çdo shtet mund të vendosë veton për bllokimin e procesit. Por krahas vendeve që duan anëtarësimin  e Shqipërisë në BE, disa shtete janë kundër kësaj sfide.

Kështu, tre vende si Austria, Hungaria dhe Bullgaria janë kategorikisht kundër Shqipërisë në BE dhe dipmacia shqiptare është duke punuar fort për t’i bindur deri në fund të nëntorit, atëhere kur pritet të dalë edhe raporti.

Sigurisht që do të merret në konsideratë edhe lufta kundër kanabisit, procesi i Vettingut apo Forcimi i Shtetit të së drejtës .  Por ajo që bie veçanërisht në sy është fakti që dy ditë më parë, në Austri shkoi zv.kryeministrja Senida Mesi.

Numri dy i qeverisë takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Austrisë Michael Linhart por kujtojmë se zv.kryeministrja është myslymane nga Shkodra dhe një figurë e tillë, ndez polemika në një vend si Austria që është pro katolicizmit.

Dërgimi i zonjës Mesi në Austri nuk ishte zgjidhja më “e zgjuar” nga ana e qeverisë shqiptare, së cilës mund t’i kushtojë ky “gabim”.  Zv.kryeministrja u kthye pa “Ok” e Austrisë, por me një mesazh që lë zbardh më së miri edhe qendrimin e Austrisë.

“Reforma në drejtësi shihet si një ndër indikatorët kryesorë për nxitjen e investimeve të huaja direkte austriake dhe më gjerë. Në këtë kuadër, Shqipëria duhet të përparojë e të tregojë rezultate të mëtejshme në mënyrë që të jetë më atraktive për investimet e huaja”, tha zv.kryeministrja Mesi.

Megjithatë, na mbetet të presim deri në fund të nëntorit për të qartësuar njëherë e mirë, rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian/ Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012348890304565
array(1) { ["section"]=> string(95) "tre-vendet-qe-jane-kunder-shqiperise-ne-be-gabimi-qe-mund-t-i-kushtoje-qeverise-shqiptare-99894" }