Tre viktima nga Covid dhe 48 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 14:15 28-09-2020 Tre viktima nga Covid dhe 48 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë me dije se gjatë ditën së fundit janë testuar 645 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 48 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 625 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.520 .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010839939117432
array(1) { ["section"]=> string(84) "tre-viktima-nga-covid-dhe-48-raste-te-reja-gjate-24-oreve-te-fundit-ne-kosove-221959" }