Tre vite e dhunuar seksualisht nga i ati, shokon nëna e 18 vjeçares: Mbajeni vajzën, dua florinjtë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:54 11-07-2019 Tre vite e dhunuar seksualisht nga i ati, shokon nëna e 18 vjeçares: Mbajeni vajzën, dua florinjtë

Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

“Mbajeni vajzën , dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babain monstër.

Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet drejtuar stafit të Fiks Fare, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

Ne vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force.

Fiksi ka bërë detyrën e tij dhe është në krah të vajzës së përdhunuar, ndërsa familja del në krah të babait monstër.

Fiks Fare do të vazhdojë misionin e tij pa u ndikuar nga mesazhet kërcënuese të familjes, duke i mundësuar 18 vjeçares një realitet tjetër, larg dhunës seksuale.



*Shënim: Për këdo që nuk e ka parë, linku i “Fiks Fare” dhe një falenderim i madh për stafin që bëri të mundur të dilte në dritë ky skandal!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069320201873779
array(1) { ["section"]=> string(102) "tre-vite-e-dhunuar-seksualisht-nga-i-ati-shokon-nena-e-18-vjecares-mbajeni-vajzen-dua-florinjte-171909" }