Tre vite më parë 'shokoi' me fustanin transparent, Ledina Çelo tregon si reagoi burri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:06 28-04-2019 Tre vite më parë 'shokoi' me fustanin transparent, Ledina Çelo tregon si reagoi burri

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Ledina Çelo është rikthyer pas tre vite, ne kohën kur prezantoi Festivalin në RTSH.

Asokohe Ledina u kritikua pasi kishte veshur një fustan tërësisht transparent që ekspozonte trupin.

E ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", këngëtarja tregoi se nuk dinte që fustani ishte kaq i tejdukshëm dhe se kur e pa veten në ritransmetim nuk i pëlqeu.

“Ky është gabimi në Shqipëri që fatkeqësisht nuk bëhet asnjëherë provë gjenerale. Jam shumë e sinqertë që nuk u bë asnjëherë një provë gjenerale. Kur pashë ritransmetimin e festivalit e pashë veten dhe nuk më pëlqeu. Nuk doja të isha ashtu. Unë kam qenë gjithmonë ekstravagante dhe nuk i paragjykoj artistet që e ekspozojnë veten. Por këtu nuk u bë një provë gjenerale dhe nuk u pa transparenca aq e madhe e fustanit”, u shpreh Ledina, ndërsa tregoi edhe reagimin e bashkëshortit.

“Kur u ktheva nga festivali thashë obobo ç’do më thotë bashkëshorti. Ma tha me stil: E teprove pak. Mos dil kaq shumë”, tregoi këngëtarja.

-640-0-5cc4c094e5cac.jpg

-640-0-5cc4c1208cb68.jpg

ae68d124572b4d5576201b58ccd08d37_L.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë një vajzë
‘Modele s’të shkon, PORNOSTARE po’, Oriola Marashi i kthen përgjigjen EPIKE komentuesit »
Article Logic
Execution time: 0.0097548961639404
array(1) { ["section"]=> string(89) "tre-vite-me-pare-shokoi-me-fustanin-transparent-ledina-celo-tregon-si-reagoi-burri-162152" }