Tre vite nga vdekja e vajzës, Çun Lajçi shfaqet i përlotur për herë të parë në premierën e një filmi: Po zvarritem rrugëve me dhimbje eshtnash...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:34 09-10-2019 Tre vite nga vdekja e vajzës, Çun Lajçi shfaqet i përlotur  për herë të parë në premierën e një filmi: Po zvarritem rrugëve me dhimbje eshtnash...

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka qenë pjesëmarrës në premierën e filmit 'Gjyshja' të regjistorit Eduart Grishaj.

Kjo ishte premiera e parë që ai ka zgjedhur të shoh tre vite pas humbjes së vajzës, Bubulinës, tre vite më parë.

Lajçi ka publikuar një shkrim tepër prekës në 'Facebook', ku i drejtohet të bijës me fjalë shumë emocionuese.

'Që kur vdiqe ti Mirake, vdiqën edhe kënaqësitë e premierave t'filmave t'mi. U paluen dy e tani po palohet edhe viti i tretë që zvarritem rrugëve me dhimbje eshtnash, pa ma bajtë zemra me shkua me i pa rolet e mia n’filmat që i xhirova n’ato dy vitet kur ti po baheshe gati për udhëtimin e fundit. Por s’mujta me ia prishë ngazëllimin e gëzimin nji regjisori t’ri, malësor i Malësisë Madhe, njisoj si unë i këtej bjeshkëve t’Nemuna, Eduart Grishës, që ishte rritë me portretin tim e fjalën e Fishtës dalë nga goja ime', shkruan ndër të tjera aktori.

Statusi i plotë:

Po Miraloshe, e pashë nji premierë mbas tri vitesh zie

Që kur vdiqe ti Mirake, vdiqën edhe kënaqësitë e premierave t'filmave t'mi.
U paluen dy e tani po palohet edhe viti i tretë që zvarritem rrugëve me dhimbje eshtnash, pa ma bajtë zemra me shkua me i pa rolet e mia n’filmat që i xhirova n’ato dy vitet kur ti po baheshe gati për udhëtimin e fundit.
Por s’mujta me ia prishë ngazëllimin e gëzimin nji regjisori t’ri, malësor i Malësisë Madhe, njisoj si unë i këtej bjeshkëve t’Nemuna, Eduart Grishës, që ishte rritë me portretin tim e fjalën e Fishtës dalë nga goja ime.
S’baj film pa malësorin Çun, kishte thanë dhe m’kërkoi me shumë kulturë mos me ia refuzua thirrjen. Shkova bashkë me Galën, por jo si dikur me ty Mirake!
Dhe bamë fotografi përpara nji panoje t’madhe ku shkruente “Gjyshja” ku ishin edhe tre emna aktorësh dhe i regjisorit Eduart.
E urova Emën e Ritën, koleget e mia që shkëlqenin n’filmin e parë t’Grishës.
Urova regjisorin e ma uroi edhe ai mua Sokolin.
Mbas premierës së filmit ishim edhe ma t’lumtun, se puna fliste vetë. Kishte ba diçka t’thjeshtë, diçka t’bukur, diçka që s’kërkonte shpjegime e analiza. Nji thjeshtësi arti që kishe dëshirë me pa!
Ishte kthye bukur n’kohën e errët enveriste e bukur i kishte portretizua malësorët e Bogëve ( jo t’Rugovës jo, por t’Malësisë Madhe)
Ishte mrekulli të takoje njerëz që pa s’i kisha me vite. Aktorë filmi e teatri e regjisorë që rrallë flasin me gjuhën e filmit!
Ishin gati të gjithë yjet e kangës e t’ekranit shqiptar.
Por… e kisha pas harrua nji mik t’ri, nji kolegun tim me t’cilin isha mishnua shumë te “Koha e Kometës”, atë çunin e ri Bes Kallakun, që lamë gjurmë t’bardha n’filmin e Koçit.
U përqafuam, u përqeshëm, u shamë, u ngucëm njisoj si para 10 vitesh teksa po xhironim bjeshkëve t’Mavrovës.
Kjo asht grueja ime, m’tha, për Xhensilën, bukuroshen, yllin e ri t’kangës. Kjo asht fansja jote ma e madhja n’shqiptari, m’tha. Kuptohet, falë meje që e kam torturua çdo ditë tue folë për ty, dhe qeshëm!
Nji darkë që s’harrohet ishte ajo natë në restorantin e Bes Kallakut me Galën time e Xhensilën e tij.
Të nesërmen erdhi Edi Grishaj me m’pa a kisha djeh mirë n’hotelin Hilton, dhe shkuem n’studio t'Top-Channelit t'flasim për premierën e filmin "Gjyshja".
Kur e pyeti gazetarja, pse Çuni n’filmin tand (që lente me kuptua se Tirana ka plot aktorë, Çuna), Edi u përgjigj: Sepse s’ka ma t’besueshëm e ma fisnik për ekranin se Çuni dhe deri sa t’jem gjallë ai do t’jetë n’filmat e mi!
Unë qesha e thashë: Ishalla s’jetoj gjatë pra, se paske me sharrua me filma!
Po Miraloshe, e pashë nji premierë mbas tri vitesh zie!

72968927_1345727145591643_8511088321114406912_n.jpg

71529932_1345727178924973_3850347471154708480_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023015975952148
array(1) { ["section"]=> string(147) "tre-vite-nga-vdekja-e-vajzes-cun-lajci-shfaqet-i-perlotur-per-here-te-pare-ne-premieren-e-nje-filmi-po-zvarritem-rrugeve-me-dhimbje-eshtnash-181399" }