“Tregjet si Kandahari”, Lleshaj thirrje Bashkisë Shkodër: Të merren masa urgjente, shitet peshku e bulmeti në rrugë

Publikuar tek: politike, më 21:19 06-04-2020 “Tregjet si Kandahari”, Lleshaj thirrje Bashkisë Shkodër: Të merren masa urgjente, shitet peshku e bulmeti në rrugë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bën thirrje Bashkisë së Shkodrës të marrë masa urgjente për mbylljen e tregjeve, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

 

Lleshaj thotë se Shkodra është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi, dhe një pjesë e madhe e rasteve janë regjistruar në dy-tre familje të cilat kanë shpërfillur plotësisht masat shtrënguese të vendosura nga qeveria.

“Ka keqmenaxhim të situatës nga autoritetet lokale atje. Sot e kemi Shkodrën problem dhe kemi shkuar për koordinimin e masave atje. Ne nuk lëmë asnjë përgjegjësi aty ku nuk meriton të jetë. Në rastin e Shkodrës kemi këtë problem, por policia ka vështirësi kur nuk janë vendosur rregullat. Dhe në Shkodër nuk janë vendosur rregullat. Kam parë Kandaharin nga afër, dhe m’u rikthyen ato skena, në tregjet e Shkodrës. Detyra e Bashkisë përpara se të bëjë politikat e mëdha, të merret me punët e vogla. Të mbyllë tregjet që janë burim infeksioni.

Shkodra është në numrin dy në rang kombëtar. Numri dhe shpejtësia e rritjes dhe tipologjia e rritjes. Rritje e shkaktuar në dy-tre familje është shpërfillje totale e rregullave të paracaktuara. Ky është problemi dhe Shkodra meriton vëmendje. Çështja është të merret situate nën kontroll një orë e më parë. Tregjet absurde që funksionojnë ende në qytet, ku shitet në rrugë, kjo nuk mund të lejohet. Nuk ka asnjë tabelë, asnjë shenjë, kjo nuk mund të lejohet”, tha ndër të tjera ministri Sandër Lleshaj në emisioni “Real Story”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092740058898926
array(1) { ["section"]=> string(117) "tregjet-si-kandahari-lleshaj-thirrje-bashkise-shkoder-te-merren-masa-urgjente-shitet-peshku-e-bulmeti-ne-rruge-201641" }