Tregtarët prej disa minutash gjenden para Kryeministrisë duke protestuar kundër ligjit për procedurat tatimore. Protestuesit i kërkojnë Ramës të tërhiqet nga ky ligj dhe nga masat absurde që sipas tyre shkatërrojnë biznesin.
“Nuk jemi dakort, nuk jemi dakort...”, janë thirrjet që përsërisin protestuesit.
“Ky është vetëm fillimi, ky është vetëm topi i parë i borës, të shikojë edhe njëherë masat sepse po falimenton të gjithë tregtarët në gjithë Shqipërinë”, tha Besjan Pesha i shoqërisë civile ndërsa theksoi se kjo nuk është një protestë partiake. Ai tha se beteja e tyre do të vazhdojë edhe në rrugë ligjore.