A ka siguri për bankat në Shqipëri? Kjo foto e bërë nga gazetarët e newsbomb.al është shkrepur në qendër të Tiranës, në zonën e quajtur te Brryli, ku ekziston një filial i Tirana Bank. Siç mund të duket qartë edhe nga foto, ajo që nga bashkia ishte projektuar si lulishte apo vendqëndrim, nuk është më i tillë. Tregtarët e gabit kanë pushtuar sheshin, duke shitur aty me thasë rroba e gjëra të vjetra.
Sigurisht, që tregu i Gabit po vjen Brenda unazës së Tiranës, ky është një lehtësim për shumë qytetarë që duhet të shkonin dhe ti gjurmonin shumë larg në periferi të qytetit. Por në situatën e sigurisë për një bankë që ndodhet aty, kjo nuk është ndonjë gjë e kënaqshme. Për më tepër, foto e realizuar sjell edhe realitetin e trishtë shqiptar: sa shumë janë varfëruar qytetarët; sjell dhe një tjetër realitet: atë të mungesës së kontrollit nga Bashkia e Tiranës të territorit, duke lejuar shitës ambulantë në të gjitha rrugët e pa asnjë kriter. Mos duhet të presim ndonjëherë që tregu i Gabit të na vijë te lulishtja poshtë Kalit të Skënderbeut? Tashmë kjo nuk duket më ndonjë çudi…