“Tregu kinez kërkesë për produktet shqiptare, veçanërisht për verën dhe vajin e ullirit”

Publikuar tek: ekonomi, më 19:19 07-11-2016 “Tregu kinez kërkesë për produktet shqiptare, veçanërisht për verën dhe vajin e ullirit”

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë së Republikës Popullore të Kinës, Han Changfu, u mbajt në Kunming, në datat 5-6 nëntor 2016, Forumi i 11-të i Tregtisë Bujqësore dhe Bashkëpunimit Ekonomik midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qëndrore e Lindore.

Në forum, 16 vendet pjesëmarrëse paraqitën një informacion të përgjithshëm rreth marrëdhënieve tregtare bujqësore me Kinën dhe perspektivën e mëtejshme në inovacion dhe tregti.

Në fjalën e tij, Zv.Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Roni Telegrafi, theksoi potencialet e bujqësisë shqiptare në përmbushjen e kërkesave specifike të tregut kinez. Vëmendje i’u kushtua kushteve të favorshme klimaterike, të cilat mundësojnë daljen e hershme në treg të produkteve shqiptare. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë, si prodhime tejet konkuruese, iu dha vajit të ullirit dhe verës shqiptare.

Gjatë vizitës së tij, Zv.Ministri Telegrafi u prit në takim nga Zv.Ministri i Bujqësisë së Kinës, Qu Dongyu, të cilit i shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë, si dhe interesin për rritje të mëtejshme të pranisë së produkteve bujqësore shqiptare në tregun kinez. Zv.Ministri Dongyu u shpreh se, në tregun kinez ka interes për produktet shqiptare dhe se, ai është në gjendje t’i përshtatet çdo lloj oferte, pavarësisht nëse ajo vjen nga një prodhues i madh apo i vogël.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024256944656372
array(1) { ["section"]=> string(91) "tregu-kinez-kerkese-per-produktet-shqiptare-vecanerisht-per-veren-dhe-vajin-e-ullirit-58706" }