Treguesit kryesor të performancës ekonomike, Ahmetaj: Jemi në drejtimin e duhur (Video grafike)

Publikuar tek: ekonomi, më 15:15 19-09-2016

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj me anë të një videoje grafike ka treguar me shifra performancën ekonomike përgjatë 8 muajve të parë të vitit.

“Ekonomia në shifra. Treguesit kryesorë të performancës ekonomike në 8-mujorin 2016. Jemi në drejtimin e duhur të konsolidimit të rritjes dhe zhvillimit ekonomik afatgjatë!”-shkruan ministri Ahmetaj teksa ka postuar dhe video grafikun me treguesit ekonomikë.

Përgjatë 8 muajve të parë të vitit 2016, rritja ekonomike shënoi 2.96%.

Në total gjatë kësaj periudhe, të ardhurat u rritën  me 17.2 miliardë lekë, ose 7 % më shumë se 8 mujori i vitit 2015-të.

Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe sigurimet u rritën me 19.4 miliardë lekë më shumë (9% më shumë se një vit më parë).

Inflacioni vijoi rritjen duke kapur objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 2% në muajin gusht ndërsa rritja ekonomike për tremujorin e parë ishte 2.96%.

Papunësia u ul në tremujorin e dytë, duke qëndruar në nivelin 15.9%. Po ashtu dhe tregtia me jashtë është rritur ndjeshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02419114112854
array(1) { ["section"]=> string(97) "treguesit-kryesor-te-performances-ekonomike-ahmetaj-jemi-ne-drejtimin-e-duhur-video-grafike-53390" }