Trekëndëshi i Kadaresë... 

Publikuar tek: kulture-art, më 14:31 18-09-2020 Trekëndëshi i Kadaresë... 

Nga Genti Stefanllari

Hera herës në vëmëndjen e opinionit publik, rikthehet debati i kahershëm tashmë mbi figurën e Kadaresë si shkrimtar, si disident, apo si flamurtar i regjimit komunist.

Skuadrat pro dhe kundër tij si gjithmonë ndahen ne llogoret e tre kulmeve të një trekëndeshi, ku në qendër të vorbullës qëndron gjeniu i letrave duke përballuar rrymat dhe dallgët e larta herë me heshtje, herë me ndonjë reagim sporadik dhe herë me shperfillje perbuzëse.

Në kulmin e parë janë ata të cilët e kanë lexuar veprën e tij, e duan, e kuptojnë dhe e vlerësojnë atë. 

Në kulmin e dytë, qëndron nje kope njerëzish kryesisht të pagdhëndur, të cilët nuk kanë shfletuar qoftë edhe një faqe të vetme nga librat e Kadaresë dhe që e perkrahin ose e anatemojnë atë ashtu qorrazi, ne tym dhe terr. Madje kjo kategori, edhe kur perpiqet ta mbrojë me atë fjalorin e cungët që disponon dhe me ato mendimet e sforcuara që ka, me tëper ia shëmton dhe ia zhubros imazhin Kadaresë se sa e ndreq atë.

Ndersa kulmi i tretë është edhe më djallëzori dhe më i helmatisuri gjithashtu. Aty janë mbledhur ata, ziliqarët dhe smirëzinjtë, magjistricat  dhe shtriganët e mbetur të mesjetës, të cilët ia kanë lexuar fshehurazi të gjithë veprën, por të shtyrë prej xhelozisë që buron nga impotenca e tyre intelektuale, duke qenë të bindur se edhe shtatë jetë po të kishin kurrë nuk do të ngjiteshin dot në nivelin gjenial te Kadaresë, nisin e vjellin vrer perzierë me histerizëm. 

Pertej analizës së fakteve mbi jetën dhe veprën e tij, për Kadarenë si shkrimtar, si bir i dy prindërve pleq për të cilët mbante pergjegjësi të drejtperdrejtë, si bashkëshort dhe si baba i dy vajzave gjithashtu, ku fati i tyre varej mbi cdo hap që hidhte Kadareja në karrieren e tij, një gjë është mëse e vertetuar prej mijvjecarësh, se cdo gjeni perherë ka shkaktuar polemika.

Gjithësesi, arsyetimin më njerëzor dhe më racional, e ka dhenë vet Ismaili per veten e tij ku thotë:

“Perpara meje kishte tre rruge. E para te konformohesha, e dyta të braktisja më në fund letersinë dhe e treta të mos konformohesha, por për ketë të paguaja një taksë. Poeti tragjik i viteve 30’ Migjeni, kishte thenë për veprën e vet “Unë, djepi juaj dhe ndoshta vorri juaj”. Une s’doja te behesha varri i veprës time. Mbetej zgjidhja e tretë, taksa.” 

A nuk paguan secili prej nesh hera herës ndonjë “taksë”, për te siguruar pak më tepër liri për veten?!

Edhe Krishti, si qënia më puritane, më idilike dhe më e përshpirtshme që ka ekzistuar ndonjeherë mbi dhe, dikur iu drejtua njerëzve duke iu thenë “JEPINI CEZARIT C’KA I TAKON CEZARIT DHE PERENDISË C’KA I PERKETË PERENDISE”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012983083724976
array(1) { ["section"]=> string(29) "trekendeshi-i-kadarese-220827" }