Një tren i linjës së mallrave Podgoricë-Durrës ka dalë nga shinat rreth mesditës së të enjtes, në afërsi të qyteti të Koplikut në Malësinë e Madhe.
Nuk raportohet për të lënduar. Në momentin e daljes nga shinat, treni po lëvizte me shpejtësi të ulët, raporton TCH.
Grupet e hetimit të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë dyshime se shkak për këtë aksident është bërë vjedhja e pllakave lidhëse të shinave, nga persona ende të paidentifikuar.