Treni përplas për vdekje 20 vjeçarin shqiptar në Itali, dëshmitari: Tre të rinj qeshin me të madhe (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:24 05-09-2019 Treni përplas për vdekje 20 vjeçarin shqiptar në Itali, dëshmitari: Tre të rinj qeshin me të madhe (EMRI) Foto ilustruese

20 vjeçari shqiptar i identifikuar nga mediat italiane si Marko Kaziu ka ndërruar jetë në spitalin e Fierences pasi u përplas nga treni.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar është përplasur dje nga treni, ndërsa pas 11 orësh betejë me jetën në spitalin e Firences, Marko Kaziu nuk ka mundur të jetojë. Por ngarja bëhet me rrëqethese nga rrëfimet e dëshimtarëve në stacionin e trenit në qytetin e Castelfiorentino.

Ata thonë se ndërsa shumica bënte thirrje për ndihmë, tre të rinj të tjerë të ndodhur aty qeshnin me të madhe. Gjithashtu, për vdekjen aksidentale të të riut shqiptar ka reaguar dhe kryetari i bashkisë së Castelfiorentino, Falorni Alessio.

‘Fatkeqësisht, erdhën lajmet që nuk kemi dashur t'i dëgjojmë kurrë. Familja e Marko më tha që zemra e tij pushoi së rrahuri. Një djalë 20 vjeç, një tragjedi që na prek të gjithë ne. Komuniteti i Castelfiorentino bashkohet me familjen e tij duke i shprehur ngushëllimet. U prefsh në paqe’, ka shkruar kryebashkiaku Alessio.

Screenshot_4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084061622619629
array(1) { ["section"]=> string(108) "treni-perplas-per-vdekje-20-vjecarin-shqiptar-ne-itali-deshmitari-tre-te-rinj-qeshin-me-te-madhe-emri-177445" }