Treni ka marrë përpara një makinë duke shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Domje, rreth 8 km larg Tiranës. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet identiteti dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.