Treni Tiranë-Durrës, nuk do ta besoni sa bileta janë shitur brenda 1 muaji

Publikuar tek: aktualitet, më 17:04 07-03-2018 Treni Tiranë-Durrës, nuk do ta besoni sa bileta janë shitur brenda 1 muaji

Është shitur vetëm një biletë për të udhëtuar me trenin Tiranë-Durrës, në muajin mars.

Largimi i stacionit të trenit nga qendra e Tiranës në Kashar dhe gjendja mjerane e hekurudhës shqiptare kanë bërë që pasagjerët të numërohen me gishta, në atë që duhet të ishte linja kryesore për transportin e udhëtarëve me tren.

Dhurata Sofi, punonjësja e hekurudhës, tregon nga sporteli që shet bileta se më shumë pasagjerë ka në verë: “Sezoni i verës është i populluar, por tani në dimër, vështirë… Ndikon koha dhe vendi që është paksa larg qendrës”.

Treni me dy vagonë niset në orar. Prej 1 marsit, gazetari i Top Channel ishte pasagjeri i parë që udhëtonte me tren nga Tirana drejt Durrësit. Gjendja e vagonëve është shumë e keqe. Xhama që goditen çdo ditë dhe sedilje të shkatërruara.

Lokomotiva është prodhim çekosllovak i viteve ‘80. Makinisti Muhamet Lika ka një jetë në hekurudhë dhe tregon për vështirësitë e rreziqet e përditshme.

“Problem janë kalesat e paligjshme, ndërtimet shumë afër… Ka njerëz të papërgjegjshëm. I bie sirenës dhe nuk reagojnë fare”, tregon Lika.

Degradimi filloi pas viteve ’90. Hekurudha çdo vit ka dalë me humbje. Fakti që treni Tiranë-Durrës ka disa ditë që udhëton pa asnjë pasagjer flet vetë për rezultatet financiare. Sot, semaforët nuk punojnë dhe lejimi i kalimit bëhet vetëm me urdhra që merren me shkrim në çdo stacion që ndalohet.

“Përpara ka qenë çdo gjë në parametrat e duhur, rruga shumë e mirë”, thotë makinisti.

Qeveria shqiptare, e nxitur nga Bashkimi Evropian, ka në plan të bëjë investimin e parë serioz në hekurudha pas 28 vitesh. Janë 90 milionë euro fonde që janë siguruar për të rehabilituar hekurudhën Tiranë-Durrës. Stacioni i trenit do të kthehet pranë zonës së Bulevardit të Ri në kryeqytet. Një degëzim i ri do të bëhet me aeroportin e Rinasit, ndërkohë që në projekt janë parashikuar edhe lokomotiva dhe vagonë të rinj. Top Channel/.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngrihen PAPRITMAS pistonat, 4 makina çahen në mes (FOTOT ALARMANTE)
Rreziku nga përmbytjet dhe rreshjet e shiut, moti pritet të përkeqësohet »
Article Logic
Execution time: 0.011708974838257
array(1) { ["section"]=> string(80) "treni-tirane-durres-nuk-do-ta-besoni-sa-bileta-jane-shitur-brenda-1-muaji-112510" }