Treni Vlorë-Durrës aksidenton 12-vjeçaren

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 17-02-2015 Treni Vlorë-Durrës aksidenton 12-vjeçaren

Një 12-vjeçare ka hipur mbi shinat e trenit gjatë kohës që po shkonte në shkollë, duke u plagosur nga treni i linjës Vlorë-Durrës.

Fatmirësisht e mitura nuk ka dëmtime të mëdha, përveç disa plagëve të lehta, pasi ka mundur që të zhvendoset në momentin që ka dëgjuar trenin të vinte dhe po kështu edhe makinisti ka mundur të ndalojë në shinat ku kishte hipur 12 vjeçarja. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje dhe vajza me inicialet K.A është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarët.

Shinat e trenit janë bërë shpesh herë rrezik për banorët në zonat ku kalon treni, jo vetëm për shkak të mungesës së mbikalimeve por njëkohësisht edhe për mungesë të sinjalistikës që lajmëron shina treni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Elbasan
7 vjet Kosovë e Pavarur, urojnë Rama dhe Basha dhe Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.0059330463409424
array(1) { ["section"]=> string(46) "treni-vlore-durres-aksidenton-12-vjecaren-3574" }