Vdes vogëlushja Klodiana Alla, e shtypi treni kur shkonte në shkollë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 20-02-2015 Vdes vogëlushja Klodiana Alla, e shtypi treni kur shkonte në shkollë

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në spital vogelushja 12-vjeçare Klodiana Alla, e cila u aksidentua nga treni të martën e kësaj jave.

Ndonëse iu dha ndihma e specializuar në Spitalin e Traumës në QSUT, vajza nuk mundi të jetojë pas lëndimeve të rënda që kishte marrë. Fati tragjik i vogëlushes ndodhi në kohën kur ajo po kalonte shinat e trenit për të shkuar në shkollë. 

Në kohën kur ndodhi ngjarja, vogëlushja kishte hipur mbi shinat e trenit gjatë kohës që po shkonte në shkollë, duke u shtypur nga treni i linjës Vlorë-Durrës. Ngjarja ndodhi në Lushnje dhe vajza u dërgua menjëherë në spital nga kalimtarët, por fatkeqësisht humbi jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Breshëri plumbash në Krujë, autorët letër në derë: ''Largohu kaur''
‘’La Stampa’’ kritikë Nishanit: E kaluara si oficer të frenon shpërblimin ndaj Zhitit »
Article Logic
Execution time: 0.011750936508179
array(1) { ["section"]=> string(46) "treni-vlore-durres-aksidenton-12-vjecaren-3906" }