Treshja e gjyqtarëve për 3 orë ‘kyçur’ në sallë, ja 4 opsionet për TAHIRIN

Publikuar tek: aktualitet, më 19:17 19-09-2019 Treshja e gjyqtarëve për 3 orë ‘kyçur’ në sallë, ja 4 opsionet për TAHIRIN

Prej më shumë se tre orësh, treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, është ‘kyçur’ në dhomën e konsultimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin për Saimir Tahirin.

Arsyeja e vonesës lidhet me një debat të fortë mes gjyqtarëve të cilët mesa duket nuk janë në një mendje për rastin ‘Tahiri’.

Nga Krimet e Rënda po qarkullojnë 4 versione lidhur me ‘fatin’ e kësaj seance.

Versioni i parë lidhet me shpalljen e pafajshëm të ish-ministrit dhe lirimin e tij nga të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Një version është shpallja fajtor dhe pranimi i akuzave.

Gjithashtu një opsion i tretë është riklasifikimi i veprës penale, që do të thotë se ish-ministri mund të shpallet fajtor vetëm për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Por ndërkohë ekziston edhe një opsion i katërt sipas të cilit, asnjë prej gjyqtarëve mos jetë në një mendje me tjetrin e mos bien dakord duke mos marrë asnjë vendim.

Mirëpo, një gje e tillë do krijonte një precedent të ri në historinë e drejtësisë shqiptare.

Na mbetet të presim edhe pak për mësuar fatin e ish-ministrit i cili vazhdimisht është shprehur për pafajësinë e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024222135543823
array(1) { ["section"]=> string(78) "treshja-e-gjyqtareve-per-3-ore-kycur-ne-salle-ja-4-opsionet-per-tahirin-179056" }