Tri lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, 5.1 të shkallës Rihter

Publikuar tek: aktualitet, më 07:39 01-11-2015 Tri lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, 5.1 të shkallës Rihter

Tri lëkundje të forta tërmeti  të njëpasnjëshme janë ndjerë në Shqipëri. Fillimisht lëkundja e parë ka qenë 3.4 e shkallës Rihter, kurse dy të tjerat më të forta: 5 e shkallës Rihter dhe  5.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike kanë nisur në 07:20, për të përfunduar në 07:26.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër. Njëkohësisht tërmeti është ndjerë në Peshkopi, Laç, Kavajë, Kukës, Pukë, Bulqizë etj. Po kështu lëkundjet janë ndjerë në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Mësohet se epiqendra ka qenë 34 kilometër në lindje të Tiranës dhe 14 kilometra në jug të Bulqizës. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Karburantet, masa sigurie për 5 drejtuesit e lartë, ja si u realizua skema e mashtrimit prej 5 miliardësh
Maks Velo: Nuk të përdhunonte njeri, vetëm po të doje vetë »
Article Logic
Execution time: 0.011916875839233
array(1) { ["section"]=> string(70) "tri-lekundje-te-forta-termeti-ne-shqiperi-5-1-te-shkalles-rihter-24401" }