Tri vajza të vogla nuk i uruan sot 8-Marsin nënës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:30 08-03-2020 Tri vajza të vogla nuk i uruan sot 8-Marsin nënës

Nga Anta Muçaku

Facebook dhe Instagram nuk kanë qenë ndonjëherë më të bukur se sa sot!

Kam lexuar me qindra dedikime për gruan, motrën, nënën...

Nuk kishte pikë rëndësie nëse disa e shihnin këtë datë si proteste e të tjerë si festë!

Mjaft’ që në qendër të çdo mesazhi ishte  dashuria, dashuria e shprehur në të gjitha format e ngjyrat për atë që jep jetë nga jeta e saj, GRUAN!

Veçse, nuk di pse, sa herë që lexoja një urim, në mendje më faniteshin tri vajza të vogla. Vajzat e Esmeraldës, nënës nga Rrësheni e cila me gjithë stërmundimet dhe sprovat e jetës, ia kishte dalë t’i rriste e vetme, të bukura sa s’thuhet!

Derisa pak ditë më parë, dora gjakatare e babait të krijesave të saj, i mori jetën.

Nuk di ç’është bërë sot me vajzat e Esmeraldës, mbetur jetime!  Askush nuk di gjë në fakt...

Gazetarët, pas lajmit për ceremoninë e varrimit, e mbyllën “kapitullin” e raportimit. Një lajm i rradhës nga kronika e zezë.

Edhe policia “i referoi materialet”.

Shoqëria e gjeti formën të shfajësohej.

Një zot e di sa shumë kanë dashur ato vajza ta uronin Esmeraldën sot, ta përqafonin, t’i thonin se e donin shumë apo t’i shkruanin një pusullë urimi.

Një zot e di sa do kishte dashur Esmeralda ta ndante atë urim me miqtë e saj në Instagramin që vazhdon qendron hapur me imazh ato te trija, tri mrekulli.

S’di pse s’ma bën zemra të shkruaj asnjë urim sot.

Me duket sikur Esmeralda klith për drejtësi dhe vogëlushet e saj pyesin: Po mami im?!

Më mpihet gjuha...

E di që nesër vjen 9 marsi dhe një tjetër Esmeraldë mund të jetë duke luftuar për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010181903839111
array(1) { ["section"]=> string(56) "tri-vajza-te-vogla-nuk-i-uruan-sot-8-marsin-nenes-197888" }