Pas kontrollit paraprak të policisë me anë të qenit antieksploziv, ka rezultuar se në valixhe nuk ka patur lëndë eksplozive. Më pas forcat xheniere kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të valixhes ku ka rezultuar se nuk ka patur lëndë shpërthyese. Ky është alarmi i 5-të fals për lëndë eksplozive në kryeqytet ku 3 prej tyre kanë ndodhur vetëm brenda 24 orëve të fundit.
Më parë, një valixhe e dyshimtë është vënë re e braktisur në rrugën pranë Radio Televizionit Shqiptar në rrugën "Ismail Qemali" nga kalimtarë të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe kryen rrethimin e zonës ku ndodhet valixhja e dyshimtë. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e xhenios dhe njesitë anti-eksploziv të cilat ekzaminuan nëse në valixhe kishte lëndë shpërthyese. Mësohet se është kryer evakuuimi i zonës nga kalimtarët. Rruga në të cilën ndodhet valixhja e dyshimtë është shumë e populluar nga këmbësorë dhe automjete.