Tridhjetë raste të reja me koronavirus, shkon në 384 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 14:28 02-04-2020 Tridhjetë raste të reja me koronavirus, shkon në 384 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

30 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, 12 janë në Shkup, tetë në Kumanovë, nëntë në Prilep dhe një në Kriva Pallankë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar numrin e përgjithshëm të rasteve të infektuara në 384.

Sipas vendbanimeve, deri më tani raste të Covid-19 janë regjistruar në Shkup – 195, Kumanovë – 62, Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 21, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumicë – 1, Kriva Pallankë – 2 dhe Koçanë – 1 rast.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 342 teste, nga të cilat 177 përmes Institutit të Shëndetit Publik, 20 përmes Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, 21 përmes Avicena, 24 përmes Biotek, 100 përmes Klinikës Zhan Mitrev.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088388919830322
array(1) { ["section"]=> string(104) "tridhjete-raste-te-reja-me-koronavirus-shkon-ne-384-numri-i-te-infektuarve-ne-maqedonine-e-veriut-201066" }