“Tring” dhe “Ora News” paditën AMA-n për dhënien e licencave kombëtare, anëtarët e bordit thirren në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 23:27 06-02-2017 “Tring” dhe “Ora News” paditën AMA-n për dhënien e licencave kombëtare, anëtarët e bordit thirren në Prokurori

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për dhënien e licencave kombëtare.

Organi i akuzës thirri anëtarët e bordit për të dhënë dëshimitë e tyre në lidhje me procedurat e ndjekura në këtë proces, pas padisë së Ora News dhe operatorit Tring për favorizimet në dhënien e licencave kombëtare. 

 Tre prej katër anëtarëve që dëshmuan sot në Prokrurorinë e Tiranës, Sami Neza, Agron Gjekmarkaj dhe Suela Musta votuan  kundër dhënies së licencës për kompaninë ADTN.

Katër anëtarët e bordit e drejtues të AMA-s, Sami Neza, Agron Gjekmarkaj, Suela Musta dhe Pirro Misha kanë dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me mbledhjet kur janë marrë vendimet për dhënien e licencave kombëtare dhe procedimin e tyre.

Nënkryetari i AMA-s, Sami Neza pas dëshmisë në prokurori tha për Ora News, se janë pyetur për veprimet e 3 muajve.

Neza: Të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me mbledhjet e AMA-s. Dëshmia ka të bëjë pak a shumë në lidhje me vendimet që ka marrë AMA gjatë tre muajt e fundit.

Gazetarja: Disa nga kolegët tuaj nuk janë paraqitur, keni informacion?

Neza: Nuk e di, flas për veten.

Ndërsa anëtarët Pirro Misha dhe Suela Musta nuk kanë komentuar mbi dëshminë për shkak të çështjes në hetim.

Misha: Janë çështje të prokurorisë.

Musta: Nuk mund të flasim, sepse mbetet brenda procedurës hetimore.

Antarët e borditit e drejtues të AMA-s kanë qëndruar mbi një orë në prokurorinë e Tiranës, ndërsa më herët organi i akuzës zbarkoi në zyrat e AMA, për të sekuestruar të gjitha dokumentat dhe procesverbalet e mbledhjeve të muajit të fundit të AMA, për licencat kombëtare.

Veprimet e AMA janë kritikuar nga ekspertë të huaj të cilët shprehën shqetësimin se procedurat dhe mbledhjet duhet të bëhen të hapura në mënyrë transparente dhe të ndershme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04883885383606
array(1) { ["section"]=> string(111) "tring-dhe-ora-news-paditen-ama-n-per-dhenien-e-licencave-kombetare-anetaret-e-bordit-thirren-ne-prokurori-67928" }