Trishtuese, 9-vjeçari viktimë e bullizmit i lutet nënës: Më jep një litar të var veten (Video)

Publikuar tek: bota, më 22:55 20-02-2020 Trishtuese, 9-vjeçari viktimë e bullizmit i lutet nënës: Më jep një litar të var veten (Video)

Yarraka Bayles, nëna e një djali 9-vjeçar ka postuar videon e të birit, i cili shfaqet në gjendje të përkeqësuar për shkak se shokët e klasës e kanë bullizuar.

Nëna e tij ka bërë një apel shumë rrënqethës duke iu drejtuar prindërve të tjerë që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët, ndërsa thotë se bullizmi mund të shkaktojë pasoja të rënda. Ajo tregon se e kishte parë me sytë e saj se si një tjetër i mitur kishte qëlluar djalin në kokë.

“Sapo e mora djalin nga shkolla, isha dëshmitare e një episodi të bullizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë; prindër, edukatorë e mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja. Ky është impakti! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo

Teksa qante me dënesë në makinë, djali i kërkonte të ëmës që t’i jepte një litar për të varur veten.

“Do vdes tani…me litar. Më jep një litar, do vras veten,”– thotë 9-vjeçari. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje të rënda! Qëllohet me armë zjarri senatori brazilian gjatë protestës së ushtarakëve (Video)
»
Article Logic
Execution time: 0.0064380168914795
array(1) { ["section"]=> string(97) "trishtuese-9-vjecari-viktime-e-bullizmit-i-lutet-nenes-me-jep-nje-litar-te-var-veten-video-195913" }