Trishtuese: Luani po jep shpirt në kafazin e restorantit shqiptar (Video)

Publikuar tek: rajon, më 22:02 03-08-2020 Trishtuese: Luani po jep shpirt në kafazin e restorantit shqiptar (Video) Luani në Gjilan

Tregtita e kafshëve të egra dhe mbajtja e tyre në kushte çnjerëzore nuk ka të ndalur si në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Prej vitit 2019 një luan mbahet i mbyllur në një kafaz, për të argëtuar vizitorët e një restoranti aty në Gjilan.

Por ditët e fundit gjendja e “mbretit të kafshëve” është rënduar, për shkaqe që nuk dihen ende. Siç duket edhe në pamjet e filmuara nga një vizitor, gjendja e luanit nuk është aspak e mirë.

Vitin e kaluar autoritete në Kosovë u angazhuan ta çojnë luanin në ndonjë vend të Bashkimit Europian, të specializuar për mbajtjen e kafshëve të egra, por mesa duket asgjë s’është bërë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098040103912354
array(1) { ["section"]=> string(77) "trishtuese-luani-po-jep-shpirt-ne-kafazin-e-restorantit-shqiptar-video-215981" }