Tristian Hunt: Prisja telefonatën e Miliband, tani duhet të mendojmë për Laburistët

Publikuar tek: bota, më 10:01 12-05-2015 Tristian Hunt: Prisja telefonatën e Miliband, tani duhet të mendojmë për Laburistët Tristian Hunt, nje nder anetaret e ekipit laburist

Këtë fundjavë shpresoja për një telefonatë nga Ed Miliband që të më ofronte shancin për të përmirësuar jetën e miliona fëmijëve në mbarë vendin, si sekretar për edukimin. Në vend të kësaj, jemi duke u përballur me perspektivën depresive për një tjetër pesëvjeçar që qeveriset nga konservativët, shkruan Tristram Hunt për The Guardian. 

Fushata e zgjedhjeve në parti në 2010 për Ed Miliband kishte në zemër të saj një politikë që duhet të ndryshonte në mënyrë fondamentale që nga kriza financiare. Ai dështoi të vendoste këtë teori në praktikë për të zëvendësuar David Cameron dhe është një tragjedi personale për të dhe një tragjedi politike për vendin.

Sepse, nëse kam mësuar diçka nga fushata zgjedhore, është se ne kemi nevojë për një qeverisje laburiste tani më shumë sesa ndonjëherë tjetër.

Por ajo çka mësuam nga dështimi i dhimbshëm i këtyre zgjedhjeve, shkruan Hunt, është se ne mund të kemi një qeveri laburiste vetëm nëse ne kombinojmë një histori kompasionante rreth mbështetjes së atyre që duam më shumë, me një sens optimizmi dhe shpresë për të gjithë ata që aspirojnë përmirësimin e jetës.

Historian a tregon që kombimini i simpatisë me sipërmarrjen është ajo që i duhet Laburistëve për të arritur në zyrat qeveritare. Kjo ishte skema sesi Laburistët rindërtuan Britaninë pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan Hunt. Kështu ishte mënyra sesi fituam në 1960, kur adaptuam revolucionin e ri shkencor dhe korporatist. Dhe kështu arritëm të siguronim tre qeveri të suksesshme që nga 1997.

Ne mundemi, dhe ne duhet të rindërtohemi. Por, si hap të parë duhet të shohim shkallën e dështimit, të rishohim politikat tona, dhe kemi nevojë për një rivlerësim të përgjithshëm.

Përgjatë Britanisë, kanë mbetur shenjat e partisë laburiste, tek të cilat familjet u besojnë të ardhmen e tyre. Eshtë detyrë e imja dhe e kolegëve që ta mbajmë atë premtim, shrkruan Tristian Hunt. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022894859313965
array(1) { ["section"]=> string(87) "tristian-hunt-prisja-telefonaten-e-miliband-tani-duhet-te-mendojme-per-laburistet-10946" }