Tritan KALO foto nga pavioni i QSUT: Jemi aty që prej 9 marsit, POLITIQENËRIT tanë të çdo ngjyre...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:53 11-07-2020 Tritan KALO foto nga pavioni i QSUT: Jemi aty që prej 9 marsit, POLITIQENËRIT tanë të çdo ngjyre... Tritan Kalo

Mjeku infeksionist Tritan Kalo nuk rresht së dhëni mesazhe shprese për qytetarët por edhe thumbuese për aktorët e politikës.

Teksa ndan këto foto nga pavioni i QSUT dhe nga zyra e tij, Kalo kujton se bashkë me kolegët, janë aty që prej 9 marsit, në luftë me covid.

“JU LUTEM si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….NUKU është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…POLITIQENËRIT tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj KURRË nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…”, shkruan Kalo.

POSTIMI I PLOTË I TRITAN KALOS:

KOHË KOVIDIANE…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-1…..Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty,  krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….Gjindem aty që herët në mëngjes jo i FRIKËSUAR, por i NDËRGJEGJËSUAR për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, PËRKUJDESUNI në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..IMAGJINATËN e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre GJITHOLLOGËVE, që janë në kërkim të PROTAGONIZMIT të munguar…KURRË mos haroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….MENDONI edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….Jo rrallë NE edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..JU LUTEM si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….NUKU është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…POLITIQENËRIT tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj KURRË nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me MIRËBESIM reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!.....Together forever!!!

107766609_275950486820698_7784992664935287377_n.jpg107625987_1426342570896405_1631637615479665429_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090169906616211
array(1) { ["section"]=> string(101) "tritan-kalo-foto-nga-pavioni-i-qsut-jemi-aty-qe-prej-9-marsit-politiqenerit-tane-te-cdo-ngjyre-213579" }