Tritan Shehu dhe Petrit Vasili “raportojnë” te Meta: Ka kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR për interesa financiare…

Publikuar tek: politike, më 12:31 25-11-2020 Tritan Shehu dhe Petrit Vasili “raportojnë” te Meta: Ka kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR për interesa financiare… Takimi online i presidentit Ilir Meta me një grup mjekësh

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar të mërkurën e sotme një takim “online” duke diskutuar me disa mjekë për situatën e pandemisë së koronavirusit në vend.

Takimi moderohet nga drejtori i kabinetit të Metës, Edmond Panariti, me prezencën e Petrit Vasilit dhe Tritan Shehut.

Ky i fundit ka kërkuar që autoritetet mjekësore të 5-fishojnë numrin e testeve PCR. Shehu nënvizoi se është e rëndësishme që të kryhen testet PCR për identifikimin dhe izolimin e të infektuarve, dhe jo testet e shpejta imunologjike dhe serologjike.

Ai tha se ka disa kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR me testet imunologjike, për arsye financiare.

“Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do të jetë dhe më jashtë kontrollit, me të filluar edhe viroziat sezonale. E vetmja mënyrë për të identifikuar dhe vënë diagnozën, është pozitiviteti i rezultatit të testit PCR. Ne jemi sot në rreth 1400 testime në ditë, janë shumë pak. Të tjerat janë testime private me pagesë. Kjo kërkon menjëherë, duhen së paku pesë fishuar testimet gratis për popullsinë. Testime PCR flas, jo testime imunologjike. Është e vetmja mënyrë për të identifikuar, izoluar kontaktet. Së dyti, ju folët për testimet e shpejta. Nuk duhet të krijojmë konfuzion, testime të shpejta duhen PCR. këtu ka ca interesa financiare nga ca kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR me teste të shpejta”, u shpreh Tritan Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha takim me biznesin e vogël në Shkodër, por nuk i del nga mendja Covid-i: Dje kemi pasur rekord viktimash, numri i vërtetë fshihet nga Rama
Rama përshëndet punëtorët turq në Laç me fjalën 'Merhaba', batuta për Lulin me kryetaren e Bashkisë për ngatërrimin e shifrave (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01091194152832
array(1) { ["section"]=> string(126) "tritan-shehu-dhe-petrit-vasili-raportojne-te-meta-ka-kompani-qe-duan-te-zevendesojne-testin-pcr-per-interesa-financiare-229055" }