Tritan Shehu kërkesë ministrisë: Anulloni testimin për infermerët

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 21-07-2015 Tritan Shehu kërkesë ministrisë: Anulloni testimin për infermerët

Deputeti i PD Tritan Shehu ka kërkuar nga ministria e Shëndetësisë anullimin e testimit të infermierëve. Sipas urdhërit të ministrisë infermierët do t’i nënshtrohen një testimi në periudhën 24 korrik- 2 gusht, por Shehu thotë se ky është një komunikim aspak transparent.

“Sipas urdhrit në fjalë ky testim do të fillojë me 24 korrik me infermieret e spitaleve obstetrike-gjinekologjike të Tiranes dhe atij "Shefqet Ndroqi". Në tërësi në të gjithë këto veprime është mbajtur një regjim fshehtësie i plotë.

Urdhri i Infermiereve, shërbimet universitare, fakultetet perkatese etj, nuk kanë asnjë njoftim dhe nuk kanë marrë pjesë në përgaditjen përkatëse. Nuk është bërë publik asnjë dokument shpjegues, platformë a pyetsor.

Ky proces kërkohet të realizohet pa pritur opinionin e Gjykatës së Lartë ndaj ankesës së Urdhërit të Infermierëve për këtë inisiative.

Dhe për me tepër, e gjithë kjo kërkon të kryhet pikërisht në këtë periudhë kulminante pushimesh, pra jashtë vëmëndjes së opinionit publik mjekësor !

Nga ana tjetër, kjo iniciativë po përsëritet në mënyrë krejt të njëanshme, në një kohë kur në Komisionin Parlamentar e Kuvend dominoi vullneti i përbashkët për ndryshimet e ligjit të edukimit të vazhduar.

Kështu, tashmë në këtë ligj përfshihet i gjithë personeli shëndetësor, pra dhe infermieret.

Në këtë mënyrë, ky vendim bie ndesh edhe me këto ndryshime ligjore, qe do të hyjnë ne fuqi mbas pak ditësh, pavarësisht vendimit të kaluar të "Gjykatës Aministrative", shpreh deputeti i cili konkludon fjalën e tij me kërkesën për anillimin e testimit.

“Në këto kushte ne kërkojmë anullimin e këtij "testimi", pritjen e hyrjes në fuqi  të ndryshimeve të fundit ligjore, si dhe përcaktimin më tej të një procedure të qartë e të plotë për edukimin e vazhdueshëm të infermiereve, në baze të së cilës duhet te procedohet”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elezi: 20 mijë banorë pa ujë në Kukës, rrezik epidemie
Shpërthim i fuqishëm në Krastë, dyshohet për sasi eksplozivi fshehur në zonë »
Article Logic
Execution time: 0.013009071350098
array(1) { ["section"]=> string(70) "tritan-shehu-kerkese-ministrise-anulloni-testimin-per-infermeret-16659" }