Tritan Shehu: Qeveria është në amulli totale, s’ka asnjë strategji për koronavirusin

Publikuar tek: politike, më 22:43 07-04-2020 Tritan Shehu: Qeveria është në amulli totale, s’ka asnjë strategji për koronavirusin FotoArkive: Ish-deputeti i PD Tritan Shehu

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu thotë se Qeveria shqiptare nuk po e menaxhon dot situatën e koronavirusit në vend pasi sipas tij nuk ka një strategji për përballimin e saj.

“Qeveria është në amulli totale. Nuk ka strategji. Ne që në muajn janar kemi ngritur alarmin për situatën. Na quajtën që duan të hapin panik. Na thonin Shqipëria nuk është e rrezikuar. Por çfarë po ndodh sot.

Unë dua të shoh një material të botuar. Si do përballohet kjo situatë hap pas hapi në Shqipëri? Kush është kjo strategji”, u shpreh Shehu.

Më tej, në një lidhje direkte me emisionin e Eni Vasilit, Tritan Shehu tha se kryeministri Rama nuk ka bërë publike asnjë strategji.

“Kryeminstri të bëjë publike një strategji. Unë deri tani nuk kam parë asnjë strategji. Disa javë më parë na thanë kemi strategjinë e OBSH. Por tani OBSH u bë kohë që ka implementuar strategji të re që thotë të dalim nga pasiviteti dhe të kalojmë në sulm ndaj virusit. Të bëhen teste, izolim dhe mjekim në mënyrë që të fillojë aktiviteti ekonomik i vendit”, përmbylli ish-deputeti i PD Tritan Shehu.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.020634174346924
array(1) { ["section"]=> string(89) "tritan-shehu-qeveria-eshte-ne-amulli-totale-s-ka-asnje-strategji-per-koronavirusin-201803" }