Tritan Shehu: Shëndetësia hapësirë vetëm me disa “koncensione” qindra milioneshe Euro

Publikuar tek: politike, më 13:17 07-01-2018 Tritan Shehu: Shëndetësia hapësirë vetëm me disa “koncensione” qindra milioneshe Euro

Deputeti i Partisë demokratike Tritan Shehu ka reagur pas deklaratës së Ramës në Asamblenë e PS-së, duke i thënë se po vijon të shkallmojë më tej shëndetësinë. 

“Harroi shëndetësinë falas”- është shprehur Shehu.

Sakaq, ka shtuar se nuk është detyra e kryeministrit që të përfshihet në këtë formë emërimi të infermierëve. Sipas Shehut Rama duhet të decentralizoje spitalet drejt konceptit “spitali ndërmarrje”, të shtyjë sistemin parësor më larg se decentralizimi drejt “profesionistit të lirë”, të integrojë institucionet private me sistemin publik, të flasë për “tregun e shëndetit”, rritjen e numrit të shtretërve, të mjekëve.

Reagimi i plotë i deputetit:

KRYEMINISTRI VAZHDON TA “SHKALLMOJE” ME TEJ SHENDETESINE; EDHE DJE NE ASAMBLENE E PS!
Z.Rama hodhi tymnajen e radhes,leshoi ne treg risine “mrekulliberese”: infermieret e te gjithe institucioneve do te perzgjidhen me nje “seleksionim” qendror. Harroi...,shendetesine falas”.
Ide utopike e minimaliste, produkt i nje vizioni ekstremisht centralist , i rrezikshem e bllokues ky per te gjithe sistemin.
Nuk eshte detyra e nje Kryeministri te nje vendi me ekonomi tregu te perfshihetne kete forme edhe ne emerimet e infermiereve ne vend, duke e perdorur si zgjidhje.
Detyra e tij eshte e kunderta: te paraqese politika stimuluese e decentralizuese te sistemit per daljen nga varferia ku e ka futur sot, duke krijuar se pari nje sistem financimi solid e autonom, me politika reale sociale.
Detyra e tij eshte te decentralizoje spitalet drejt konceptit “spitali ndermarrje”, te shtyje sistemin paresor me larg se decentralizimi drejt “profesionistit te lire”, te integroje institucionet private me sistemin publik, te flase per “tregun e shendetit”, rritjen e numrit te shtreterve, te mjekeve (nje “specie ne zhdukje” kjo), pra per permiresimin e cilesise se sherbimit, qe sot e ka cuar te fundit ne Europe.
Fatkeqesisht Z.Rama dhe Rilindja ne teresi, vazhdon te beje te kunderten, duke na shtyre keshtu drejt kolapsit te plote te sistemit shendetesor, duke e kthyer ate neser ne nje hapesire bosh, me vetem disa “koncesione” qindra milioneshe Euro perqark.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012290954589844
array(1) { ["section"]=> string(89) "tritan-shehu-shendetesia-hapesire-vetem-me-disa-koncensione-qindra-milioneshe-euro-105736" }