Tritol magazinës së miellit, shoqërohen disa persona

Publikuar tek: aktualitet, më 23:33 25-02-2017 Tritol magazinës së miellit, shoqërohen disa persona

Rreth orës 20.40 të mbrëmjes së sotme, policia është njoftuar se në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Koliqit", në lagjen "Pjetër Budi", të qytetit Burrel, ka ndodhur një shpërthim.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në vendngjarje ku ka konstatuar se në pjesën ballore të  një magazine  të  tregëtimit të miellit në pronësi të shtetasit M.S, rreth 55 vjeç, banues në Burrel, ka ndodhur një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe ka shoqëruar disa shtetas për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026134967803955
array(1) { ["section"]=> string(57) "tritol-magazines-se-miellit-shoqerohen-disa-persona-69968" }