Tritol makinës te Liqeni i Thatë, zbardhet konflikti mes të arrestuarit dhe biznesmenit në Tiranë, çfarë ndodhi në magazinat e inerteve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:10 19-01-2018 Tritol makinës te Liqeni i Thatë, zbardhet konflikti mes të arrestuarit dhe biznesmenit në Tiranë, çfarë ndodhi në magazinat e inerteve

Është zbardhur konflikti mes biznesmenit Ndue Rajta dhe 31-vjeçarit Klajdi Gjeçi, që i vendosi eksploziv në makinë te Liqeni i Thatë.

Mësohet se Gjeçi e ka mohuar të jetë autori i vendosjes së lëndës shpëthyese. Ndërsa Rajta ka punuar në magazinat në pronësi të të atit të 31-vjeçarit Gjeci. Sakaq, në magazinë mungonin mallra me vlerë të madhe parash.

Mësohet se nga konflikti i zbardhur, Gjeçi i ka kërkuar vazhdimisht biznesmenit Rajta 20 mijë euro dëmshpërblim për mallrat. Ndërsa ky i fundit nuk e ka pranuar që kishte lidhje me humbjen.

Ditën e djeshme u arrestua pas rreth 2 muajsh Klajdi Gjeçi, i cili akuzohet se është autor i vendosjes së tritolit të makinës së biznesmenit Ndue Rajta te Liqeni i Thatë. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02246618270874
array(1) { ["section"]=> string(140) "tritol-makines-te-liqeni-i-thate-zbardhet-konflikti-mes-te-arrestuarit-dhe-biznesmenit-ne-tirane-cfare-ndodhi-ne-magazinat-e-inerteve-107112" }