Njësia anti-eksploziv në Burrel ka çakticizuar rreth 200 gramë tritol të vendosur në banesën e një 56-vjeçari.
Burime të policisë bëjnë me dije se eksplozivi ishte vendosur në banesën e shtetasit me iniciale Avni Canameti, 56-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Partizani rreth orës 09:00 dhe ka qenë vetë 56-vjeçari që ka pikasur lëndën shpërthyese dhe ka lajmëruar policinë. Ende nuk dihen motivet e vendosjes së tritolit në banesën e 56-vjeçarit, por polciia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në lagjen "Partizani" qytetit Burrel në katin e 5 të një pallati, tek zgara prej hekuri që ndan shkallën është një pako e dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë është nisur për në vendngjarje grupi hetimor ku kanë konstatuar një pako të dyshuar më lëndë plasëse të vendosur në zgarën e hekurt që ndan shkallën në afërsi të derës së banesës së shtetasit A.C, 56 vjeç, banues në Burrel.
Lënda plasëse nuk ka shpërthyer.
Grupi hetimor ka bërë menjëherë çaktivizimin e pakos me tritol me peshë 200 gram.
Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit që ka kryer këtë akt.