Tmerr në familjen Kosiqi, plagoset nga tritoli djali tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 08-11-2019 Tmerr në familjen Kosiqi, plagoset nga tritoli djali tjetër  Elsi Kosiqi, djali i Gazmir Kosqit , i vrarë një vit më parë

Nga shpërthimi i tritolit në Maqellarë të Dibrës ka mbetur i plagosur, 20 vjeçari Ismail Kosiqi, djali tjetër i Gazmir Kosiqit.

Djaloshi është dërguar në Spitalin e Dibrës. Sipas policisë tritoli ka shpërthyer në hyrjen e banesës. 

Elsi Kosiqi, djali tjetër i familjes, Kosiqi u ekzekutua një vit më parë në hyrjen e kësaj banese ku jetonte me gruan dhe prindërit.

32-vjeçari u qëllua për vdekje me 3 plumba pasi kishte parkuar makinën.

Një ditë më pas, uniformat blu të Dibrës vunë në pranga Mahmut Gegën, i cili akuzohet se është vrasësi i 32-vjeçarit Elsit Kosiqi. Hetuesit zbuluan mesazhet me vëllain dhe një person tjetër, ku i bënte thirrje vëllait ‘’të mos tregonte gjë për policinë’’, ndërsa personit tjetër i kërkonte që të shprehej në polici se ndodhej te tezja e tij’’ ditën e vrasjes. 3 ditë pas atentatit Mahmut Gega është lënë në burg për vrasjen e Kosiqit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074179172515869
array(1) { ["section"]=> string(85) "tritoli-ne-maqellare-ne-banesen-e-gazmir-kosiqit-plagoset-i-biri-ismail-kosiqi-185180" }