Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar një tjetër person të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjet e shkurtit të 2015, ku një sasi tritoli shpërtheu në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë në “detyrim paraqitje” për Lumjan Matmuja, i cili është akuzuar si personi që vendosi tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit. Pak ditë më parë një tjetër person i akuzuar për këtë ngjarje është lënë i lirë.
Është Vladimir Gjuta personi që akuzohet për ngjarjen e rëndë të regjistruar një vit më parë.