'Triumf i arsyes',  Veliaj përshëndet vendimin e UBT për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 13-04-2019 'Triumf i arsyes',  Veliaj përshëndet vendimin e UBT për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përshëndetur vendimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilëson arritjen e kësaj marrëveshje si triumf të arsyes. Ai thekson se përfshirja e politikës në punë komunale dhe jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë.

“Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale & jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon”, shkruan Veliaj në Tëitter.

Universiteti Bujqësor i Tiranës pranoi dhe ra dakord që shkolla  “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtohen rastet e dhunës ndaj bluzave të bardha, 65 vjeçari dhunon mjekun e urgjencës
'Na hapët barkun, ua kanë vënë ndonjëherë kallashin në kokë?' Operatori që filmoi vrasjet e 21 janarit thirrje gazetarëve: Mos protestoni të hiqni Mulin nga puna »
Article Logic
Execution time: 0.011094808578491
array(1) { ["section"]=> string(95) "triumf-i-arsyes-veliaj-pershendet-vendimin-e-ubt-per-ndertimin-e-shkolles-ne-koder-kamez-160243" }