Triumfon Durrësi arkeologjik…
Gjykata ka vendosur të ndalohen përfundimisht punimet për në zonën A të projektit ‘Veliera’ të bashkisë Durrës. Lajmin e bën të ditur avokatja që u mor me çështjen e 'Velierës', Mirela Cela Jorgo. Jorgo e cilëson si një tjetër fitore vendimin e gjykatës ndërsa ironizon: " Nuk qëndron kali me dy këmbë".
“Përfundimisht kemi në dorë vendimin e Gjykatës së Rrethit të Durrësit ku ndalohen përfundimisht punimet në zonen A. Kjo është fitore tjetër e betejës sonë. Projekti Veliera duhet të ndryshojë. Nuk qëndron kali me dy këmbë” , shprehet Jorgo.