Trondisin sërish mediat italiane: “Shqipëria, Kolumbia e Europës. Rama na e konfirmon”

Publikuar tek: aktualitet, më 07:47 06-03-2017 Trondisin sërish mediat italiane: “Shqipëria, Kolumbia e Europës. Rama na e konfirmon”

Një tjetër gazetë italiane ka shkruar në lidhje me përhapjen e kanabisit në vend.

“Il Giornale” në artikullin “Shqipëria, Kolumbia e Europës” flet për situatën e rëndë të mbjelljes së kanabisit në vend. “Shekulli” zbardh se se çfarë shkruan kjo gazetë për situatën e drogës në Shqipëri:

“Shqipëria po bëhet Kolumbia e Europës. Këtë gjë e ka shprehur ndër të tjera edhe ish-kryeministri Sali Berisha që ka qenë në krye të shtetit shqiptarë nga vitet 1992 deri në 1997 dhe kreu i qeverisë nga 2005 deri në 2013. Nëse Shqipëria nuk ka sot një trafik të koakinës të krahasueshme me vendet e Amerikës Jugore është e vërtetë se kanabisi në Shqipëri ka marrë përmasa të pashoqe të kultivimit dhe të trafikimit në Europë.

Am,basadori i OSBE në Tiranë ka thënë se llogaritet së paku 2 miliard euro të nxjerra fitime nga prodhimi dhe eksporti i lëndëve narkotike, në një vend që në 2015 ka shënuar një GDP nën 11 miliard. Dhe ky është një biznes që është duke shënuar një rritje të shpejtë. Nëse llogarisim se nisur nga rritja e kërkesës prodhimi i kanabisit është trefishuar nga viti i kaluar. Një fakt të tillë e konfirmon edhe ekspertja për krimin e trafikun shqiptar, gazetarja Aleksandra Bogdani. Kjo shifër u konfirmua në mënyrë të tërthortë edhe nga kryeministri aktual Edi Rama që nga ana tjetër pretendon se veprimet e qeverisë së drejtuar nga ai kanë rritur sasinë e kanabisit të kapur në një vit, e cila në fakt është trefishuar (edhe pse kryeministri harron ta përmendë këtë fakt)”, shkruan gazeta “Il Giornale”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arresohet se shiti apartamentet disa herë, kush është gruaja e ndërtuesit që fitoi 318 mijë euro
I preu kokën me thikë, pensionisti kishte kërkuar ndihme 2 herë në polici nga ish-komando »
Article Logic
Execution time: 0.011506080627441
array(1) { ["section"]=> string(87) "trondisin-serish-mediat-italiane-shqiperia-kolumbia-e-europes-rama-na-e-konfirmon-70885" }