Trondit Artan Hoxha: Grupi i Shijakut më i forti në botën e krimit, ka lidhje me policinë dhe politikën

Publikuar tek: barometri, më 08:37 23-10-2018 Trondit Artan Hoxha: Grupi i Shijakut më i forti në botën e krimit, ka lidhje me policinë dhe politikën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje nga shkatërrimi i grupeve kriminale, si dhe nga arrestimi i 27 personave të tjerë gjatë fundjavës.

 

I ftuar në emisionin "Opinion", Hoxha është shprehur se grupi i Shijakut që është ndër grupet e goditura nga Policia, është grupi më i fortë i botës së krimit sepse vepron që prej viteve ’90, ndërsa kanë dhe lidhje të forta me politikën dhe policinë.

“Me aq sa informacion kemi hetimi ka nisur në vitin 2016. Ka qenë prokurori Martini që ka hapur çështjen. Në 2017 prokoruri është transferuar në Shkodër dhe e ka marr çështjen Besim Hajdarmataj. 3 javë më parë edhe Hajdarmataj u transferua në Pogradec dhe çështjen e kanë përfunduar dy prokurorë të tjerë.  Fakti që vendimet janë marrë ditët e fundit dhe 2 prokurorët kanë marrë masat e sigurisë do të thotë që ky është momenti i finalizimit.” 

“Grupi më i fortë, me sa sa e njof botën e krimit është grupi i Shijakut, që është një grup historik që nga mesi i viteve ’90 me lidhje shumë të fortë, politike, policore. Grupi tjetër është i Lezhës që rezulton të ketë lidhje. Me sa di unë grupi i Lezhës janë për ngjarjet në Lezhë. Kemi një grup që ka një nga lokalet më të njohur të jetës së natës në Tiranës dhe grupi i Hasit që është marrë me trafikimin dhe laboratorin e heroinës në Has”, tha Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02549409866333
array(1) { ["section"]=> string(108) "trondit-artan-hoxha-grupi-i-shijakut-me-i-forti-ne-boten-e-krimit-ka-lidhje-me-policine-dhe-politiken-138762" }