Ditën e sotme është vrarë Ervin Dalipaj, nga një atentat me bresheri plumbash. Për vrasjen tij sot ka folur edhe gazetarja Klodiana Lala e cila e ka intervistuar Dalipajn për herë të fundit me 31 janar.
Me anë të një postimi në facebook gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje të pazbuluara më parë nga intervista. Duke folur për gazetaren Klodiana Lala, Dalipaj tha se ishte i pafajshëm dhe se natën kur ndodhi vrasja e Çollakut kishte qenë në Tiranë me familjarët e tij.
Lala rrëfen se ka qenë e frikësuar ditën që ka pasur intervistuar Dalipajn, madje një detaj tjetër është se ajo ka qenë edhe shtatzënë, priste vajzën e saj të dytë.
Postimi i plotë i gazetares
Ervin Dalipajn e takova per here te fundit diku ne periferi te Tiranes, ne nje makine luksoze. Ndihesha e frikesuar se ishte njeriu me i kerkuar asokohe. Bera shume rruge per te shkuar deri tek ai.
Njerezit qe me shoqeronin ishin tejet te besuar, e megjithate une kisha frike, se prisja vajzen time te dyte. E intervistova. Me tha shume gjera, e shume te tjera mi rrefeu jashte “kameras”, qe ne fakt nuk ishte kamera, por celulari im, pasi ai nuk pranoi te takonte njeri tjeter.
Sot Ervin Dalipaj u qellua per vdekje. Se di sa shume mekate mund te kete marre me vete.