TRONDIT Iraku, pranon sulmet në Siri

Publikuar tek: bota, më 20:11 19-04-2018 TRONDIT Iraku, pranon sulmet në Siri foto ilustruese

Iraku ka tronditur opinion publik ditën e sotme pas një njoftimi ku ka pranuar se ka kryer disa sulme ajrore në Siri.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Iraku ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse në bazat e ushtarëve të ISIS.

Dyshimet u shtuan pasi në qiellin sirian u vu re prania e avionëve luftarake irakianë F-16, të cilët kanë mbajtur nën vëzhgim sot ushtrinë e Sirisë.

Njoftimi erdhi direkt pas daljes për shtyp të kryeministrit irakian, Haider al-Abadi ku ky i fundit pranoi se do të sulmonte Sirinë në rast se cënohet territori i vendit të tij.

Kohët e fundit Siria është përballur me një sulm shumë të rëndë kimik nga i cili mbetën të vdekur rreth 70 persona. Kjo çështje e ka futur politikën botërore në një krizë të thellë politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012978792190552
array(1) { ["section"]=> string(42) "trondit-iraku-pranon-sulmet-ne-siri-117524" }