Trondit Nasa: Hëna po tkurret dhe po dridhet nga tërmetet

Publikuar tek: bota, më 17:11 14-05-2019 Trondit Nasa: Hëna po tkurret dhe po dridhet nga tërmetet

Sateliti i Tokës, Hëna është duke u tkurrur gradualisht, çka po shkakton rrudha në koren e saj dhe si rrjedhojë tërmete.

Fenomeni është pikasur në fotot e realizuara nga orbituesi i NASA, Lunar Reconnaissance. Ndryshe nga Toka, Hëna nuk ka pllaka tektonike. Brendësia e Hënës është ftohur gjatë qindra miliona viteve duke shkaktuar rrudhjen e sipërfaqes së saj teksa ajo zvogëlohet.

Për shkak se korja e Hënës nuk ka elasticitet, ajo çahet teksa shtyhet nga një tjetër pjesë e kores duke shkaktuar formimin e mijëra shkëmbinjve gjigantë në sipërfaqen e saj.

Për shkak të këtij procesi, sot Hëna është 50 metra më e zvogëluar. Dhe teksa tkurret, tërmete të shumta shkaktohen. Ky fenomen vijon të ndodhë edhe sot, ndërsa shkencëtarët kanë arritur të regjistrojnë tërmete në Hënë kur ajo ndodhet në pjesën më të largët të orbitës me Tokën, çfa do të thotë se fusha gravitacionale e planetit mund të ketë kontribuuar në këtë proces.

fgdge5ty4y4y.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066421031951904
array(1) { ["section"]=> string(63) "trondit-nasa-hena-po-tkurret-dhe-po-dridhet-nga-termetet-164310" }