Trondit Putin: Askush nuk do të mbijetojë nëse do të ketë luftë SHBA-Rusi

Publikuar tek: bota, më 17:19 07-06-2017 Trondit Putin: Askush nuk do të mbijetojë nëse do të ketë luftë SHBA-Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një dokumentar që do të transmetohet në televizionin amerikan, thotë se “askush nuk do të mbijetojë” në një luftë të mundshme ndërmjet dy vendeve me armatim atomik.

Këto komente ai i bëri për regjisorin amerikan, Oliver Stone, gjatë një seri intervistash për një film.

Kjo seri me katër pjesë, që do të fillojë të transmetohet më 12 qershor, po bëhet në kuadër të paraqitjeve publike të Putinit, në të cilat ai i ka ashpërsuar kritikat kundër Uashingtonit. Ai akuzon për përzierje në punët e Moskës dhe për shfrytëzimin e NATO-s për interesa të veta të politikës së jashtme.

I pyetur nga regjisori, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin dominuese në “një luftë të nxehtë” me Rusinë, Putin është përgjigjur: “Askush nuk do të mbijetojë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091230869293213
array(1) { ["section"]=> string(78) "trondit-putin-askush-nuk-do-te-mbijetoje-nese-do-te-kete-lufte-shba-rusi-81610" }