Tronditen shokët dhe kolegët e Ibrahim Bashës, komandos së misioneve të vështira, por që gjeti vdekjen në Lazarat, në një mision në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Jam shume i traumatizuar! Sot u nda nga jeta shoku & kolegu yne Ibrahim Basha ngushellime familjes dhe te afermeve. Do na mungosh shume vella”, shkruan komandoja Lulzim Murataj.
Të traumatizuar dhe me dhimbje në zemër janë edhe Darvin Ujkashi, Kliton Sulce dhe Artan Bakalli, të gjithë ata e thërrasin vëlla
“I paharruar kujtimi jot vllai jon Ibrahim Basha”, “Qofsh i xhenetit o vlla i yne Allahu te paste dhene graden e shehidit!”, “Qofsh i xhenetit o vlla Ibrahim”, shkruajnë shokët.